Skip to main content
Please wait...

Programi i transparencës - Lezhë

Programi i Transparencës
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit / procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime mbi aktet ligjore / nënligjore, politikat publike dhe ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga AP
Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

1. Hyrje

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik

2. Rreth autoritetit

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë sh.a është një shoqëri aksionere me Kapital  shtetëror e cila ofron shërbime publike dhe ka si aktivitet të saj: Prodhimin dhe shitjen e ujit të pijshëm, largimin, trajtimin dhe përpunimin e ujërave të ndotura.

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.302, datë 11.05.2022 "Për Politikat Kombëtare për  Riorganizimin e  Sektorit të Furnizimit me ujë dhe largimit, trajtimit e përpunimit të ujërave të  ndotura" Kjo shoqëri rajonale mbulon me shërbimet e saj Rajonin e Lezhës i cili ka në përbërje:

a-      Bashkinë e Lezhës, qytetin bregdetar të Shëngjinit dhe gjithë njësitë administrative të kësaj bashkie.

b-      Bashkinë Kurbin dhe gjithë njësitë administrative të kësaj bashkie.

c-      Bashkinë Mirditë dhe gjithë njësitë administrative të kësaj bashkie.

Misioni jonë është të furnizojmë me ujë të pijshëm dhe 24 orë në ditë, ujë cilësisht të pastër, në mënyrë të vazhduar, pa ndërprerje dhe me presionin e duhur entet private, entet shtetërore por edhe gjithë konsumatorët familjarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre apo banojnë në territorin e Rajonit të Lezhës i cili është nën administrimin tonë.

Për një ambjent sa me të pastër dhe me zero ndotje shoqëria jonë është e angazhuar pa nderprerje kohore në mirë menaxhimin e punës sa i përket largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura.

Vendodhja e zyrave të kujdesit ndaj klientit. (Adresë dhe nr. Kontakti)

 

a-      Lezhë: SHoqeria Rajonale U K Lezhë Sh.a. Adresa: Rruga Bajram Curri, Ndertese 2-kateshe ne zonen kadastrale nr.8632, numri I pasurise 1/13, Lezhë. Nr Cel 069 26 91 457.

b-      Kurbin: Lagja nr.1, Ish-Komunalja Laç.Nr. cel 068 24 02 035

c-      Mirditë: Rr. "At Gjerg Fishta", godina e ish zyrave të "Alb-Telekomit". Nr. cel 068 24 02 035

2 Organigrama UKRL

2.1 Struktura Organizative

2.2 Struktura e Pagave

2.3 Funksionet dhe Detyrat e AP

2.4 CV te personave Subjekt i deklarimit..

2.5- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime

2.6- Procedurat dhe mekanizmat për kërkesa dhe ankesa

3. Kuadri ligjor rregullator

3.1 VKM nr. 236 dt. 10.05.1993.

3.2 Ligji Nr.8975 dt.21.11.2002 Per trajtimin e faturave tatimore te ujit te pijshem si titull ekzekuti

3.3 VKM 302 dt. 11.05.2022

3.4 Akti normativ nr. 8 dt 28.12.2023

3.5 Udhezimi i perbashket nr.1 dt. 01.02.2024

3.7 Udhezim nr.1 dt. 04.07.2025 Per Subvencionet

4. E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Koordinatori: Ervis Paja

E-mail: ervis.paja@ukrlezhe.al

Numri i gjelbër: +355 215 23 711

Adresa: Lagja "Nënë Tereza", Rruga Bajram Curri, Ndërtesë 2-Katëshe në zonën kadastrale  nr.8632, numri i pasurisë 1/130, Lezhë.

Orari: E hënë – E premte  08:00 – 16:00

Format Kërkese

Format Ankese

5. Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP

5.1 Mekanizmat kontrollues dhe monitorues qe veprojne mbi AP

6. Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP

6.1 Informacion mbi buxhetin dhe te dhenat financiare te AP


7. Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

7.1 Informacion për procedurat e prokurimit


8. Shërbimet që ofrohen nga AP

8.1 Sherbimet qe ofrohen nga AP


9. Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP

9.1 Procedurat

10. Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

10.1 Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve


11. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar

11.1 Regjistri i ri 2024

11.2 Regjistri i ri 2025


12. Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP

12.1 Ndihma shoqërore-subvencione të dhëna nga shrukl

13. Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

Projekte të përfunduara.

a-      Në vitin 2018 u finalizua me sukses implementimi i projektit të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Lezhës dhe Njësive Administrative Shëngjin dhe Balldre. Suksesi i këtij projekti, i cili është model në të gjithë Shqipërinë, u hapi rrugën financimeve të tjera që i’u vijnë në ndihmë banorëve të Lezhës, nënvizuan financues të shtetit Zviceran dhe atij Gjerman në atë kohë.

b-      Në vitin 2023 u finalizua me sukses implementimi i projektit të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Laçit. 32 mijë banorë përfituan nga ky investim i cili garanton furnizim të pandërprerë dhe me cilësi me ujë të pijshëm. Një vepër e rëndësishme e cila i dha zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë.

Projekte në zbatim.

a-      Në muajin tetor 2024 ka startuar zbatimi i programit “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE V”, një projekt madhor për Lezhën dhe banorët e saj.

Me një vlerë investimi prej rreth 16.1 mln Euro pa TVSH ky projekt do të   përfshijë:

-          Ndërtimin e linjës së re të furnizimit me ujë të pijshëm të Shëngjinit me mbi 5 km tubacione të reja dhe rikonstruksionin e puseve ekzistuese.

-          Ndërtimi i rrejtit të ri të uiit të pijshëm për lagjen “Nënë Tereza” me mbi 12 km tubacione dhe ndërtimi i një stacioni të ri të pompimit.

-          Ndërtimi i dy ujësjellësave të rinj për fshatrat Kakarriq dhe Gocaj, ndërtimi i dy puseve të rinj, një rezervuari dhe rrjetit të shpërndarjes të ujit të pijshëm dhe mbi 16 km tubacione.

-          Rritja e kapaciteteve të impiantit të ujrave të ndotura me ndërtimin e një stacioni të ri pompimi dhe përmirësimi i atyre ekzistues.

-          Ri-dizenjimi total i rrjetit të ujërave të bardha (prurjet e shiut).

-          Ndarja e dy rrjeteve të kanalizimeve nga njëra-tjetra, kanalizimet e ujërave të ndotura dhe ujërave të bardha në dy rrjete kanalizimesh të pavarura nga njëra-tjetra.

-          Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore/ujërat e shiut, me ndërtimin e tumbinave të reja katërkëndore, bllokues sedimentesh, ndërtimi dhe rehabilitimi i stacioneve të pompimit të ujërave të shiut.

 

b-      Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Shënkollit. Një investim i cili do të sigurojë furnizim të pa ndërprerë me ujë të pijshëm për më shumë se 6 mijë banorë, duke mbuluar edhe një pjesë të rëndësishme të zonës bregdetare të Lezhës, zonën bregdetare të Tales. Aktualisht janë realizuar 80% e punimeve dhe po vijohet me ritme të mira për finalizimin e të gjithë këtij projekti.

c-      Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Mamurrasit, ku përfshihet hapja e pus shpimeve të reja, ndërtimi i depos së re, rrjetit të transmetimit dhe atij të shpërndarjes, si dhe vendosja e matësave për abonentët . Një projekt ky që do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për të gjithë zonën.

d-      Ndërtimi i ujësjellësit të ri të njësisë administrative Dajç, Bashkia Lezhë i cili do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problematiken mungesës së ujit të pijshëm të banorëve të të gjithë zonës.

     Impiante

a-      Impianti i grumbullimit dhe trajtim-përpunimit të ujërave të ndotura i vënë në funksion në vitin 2014.

Recent Posts