Skip to main content
Please wait...

Programi i transparences - Pogradec

Programi i Transparencës
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit / procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime mbi aktet ligjore / nënligjore, politikat publike dhe ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga AP
Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

1. Hyrje

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).

 

Shoqëria ka detyrimin të:

        Publikojë informacionin që gjeneron në ushtrimin e funksioneve të saj, sipas parimeve të transparencës proaktive;

        Rishikojë dhe përditësojë Programin e Transparencës në çdo rast kur ndodhin ndryshime në strukturën organizative, kuadrin ligjor rregullator, apo fushat e aktivitetit;

        Sigurojë që çdo informacion i publikuar të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë për t’u konsultuar, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm, dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale që disponon institucioni.

 

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

 

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik


2. Rreth autoritetit

a)      Struktura organizative/Organigrama

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec Sh.A. është themeluar më 26.07.2022, në zbatim të Marrëveshjes për Krijimin e Shoqërisë Rajonale, datë 22.07.2022, ndërmjet Bashkisë Pogradec, Bashkisë Prrenjas dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Themelimi bazohet në VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, si dhe në Ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Shoqëria është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NIPT M2441601U               dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar. Ajo identifikohet me stemën dhe vulën e vet zyrtare dhe vepron si një subjekt publik me mision për të garantuar furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe cilësor me ujë të pijshëm për popullsinë e zonës së mbuluar.


Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec Sh.A. është një shoqëri aksionare me kapital shtetëror dhe bashkiak, që ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin shqiptar në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve

Kapitali themeltar i shoqërisë është 10,000,000 lekë, i ndarë në 100,000 aksione me vlerë nominale 100 lekë secili. Aksionet zotërohen nga:

        Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) – 51% të kapitalit;

        Bashkia Pogradec – 36.1% të kapitalit;

        Bashkia Prrenjas– 12.9% të kapitalit.

 Shoqëria ushtron veprimtarinë e saj në territorin administrativ të këtyre bashkive, duke garantuar shërbimin publik të furnizimit me ujë të pijshëm dhe menaxhimin e ujërave të ndotura.

Organet e Shoqërisë janë:

  1. Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve – organi më i lartë vendimmarrës, i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (AKUM), Bashkisë Pogradec dhe Bashkisë Prrenjas, sipas përqindjeve të aksioneve.

 

  1. Këshilli Mbikëqyrës – organi që ushtron funksione kontrolli dhe mbikëqyrjeje mbi veprimtarinë e Shoqërisë, përfshirë miratimin e planeve të biznesit dhe monitorimin e performancës institucionale.

 

  1. Administratori – përfaqësuesi ligjor dhe drejtuesi ekzekutiv i Shoqërisë, përgjegjës për administrimin e përditshëm dhe zbatimin e politikave të miratuara nga organet e mësipërme.

3.1 Organigrama

 

b)      Struktura e Pagave

Pagat e punonjësve të shoqërisë rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec miratohen me vendim të Këshillit Mbikqyrës dhe Asamblesë së Përgjithshme. Ato bazohen në:

        Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 325, datë 31.05.2023, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”;

dhe

        Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 326, datë 31.05.2023, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

 

c)      Objekti i veprimtarisë përfshin:

·         Shërbimi I furnizimit me ujë të pijshëm I konsumatorëve dhe shitja e tij;

·         Mirëmbajtja e sistemit/sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm;

·         Prodhimi dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesës së konsumatorëve;

·         Shërbimi I grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura;

·         Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe të impianteve të pastrimit të tyre.

·         Studimin, Projektimin e ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

·         Lidhjen e kontratave të furnizimit me ujë me konsumatorët në zonën e shërbimit.

·         Lidhja e konsumatorëve me rrjetin  roced të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujrave të ndotura;

·         Projektimi, miratimi dhe zbatimi I skemave të furnizimit me ujë.

·         Zhvillimi I rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke e përshtatur atë me standartet ndërkombëtare;

·         Shërbimi ndaj konsumatorit në funksion të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe ato të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

·         Zbatimi I rregulloreve higjeno-sanitare dhe mjedisore të miratuara për projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujrave të ndotura.

 

d)     CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre

Johan Sterjo CV

e)      Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime

Aktualisht, në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec Sh.A., nuk janë përcaktuar procedura të veçanta të brendshme për vendimmarrjen e funksionarëve të lartë, përveç atyre të parashikuara në Statutin e Shoqërisë dhe Ligjin Nr. 9901/2008, të cilat zbatohen sipas hierarkisë organizative dhe kompetencave të përcaktuara nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Mbikëqyrës.

f)       Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AKUK ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)

Në këtë fazë, Shoqëria nuk ka ende të përcaktuar procedura zyrtare për depozitimin elektronik apo fizik të kërkesave dhe ankesave që lidhen me veprimet ose mosveprimet e saj. Në përputhje me Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Shoqëria është në proces për krijimin e një mekanizmi transparent për:

g)      Pranimin dhe regjistrimin e kërkesave/ankesave,

h)      Përcaktimin e afateve të përgjigjeve,

i)        Publikimin e adresës postare dhe elektronike për kontakt publik.

 

 


3. Kuadri ligjor rregullator

-          Ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” I ndryshuar;

-          Vkm Nr. 302 datë 11.05.2022, “ Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura;

-          Ligji Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”;

-          Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar);

-          Ligjin 110/2015 date 15.10.2015”Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

-          Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

-          Rregullore e Brendshme e shoqërisë

Në zbatim të këtyre dispozitave, Shoqëria merr masa për:

        Zbatimin e rregullave të punës dhe etikës institucionale;

        Respektimin e rregullave higjieno-shëndetësore dhe të sigurisë teknike;

        Zbatimin e dispozitave të Kontratës Kolektive të Punës;

        Ruajtjen dhe mirëadministrimin e aseteve publike;

        Zbatimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar dhe menaxhimit të riskut institucional.

a)      Akte nënligjore:

1.      Rregullore për Organizimin & Funksionimin e Shoqërise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Pogradec Sh.a – Miratuar sipas vendimit Nr.7 dt.31.10.2022 të Asamblesë së Përgjithshme.

b)     Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit:

1.      Rregullore për Organizimin & Funksionimin e Shoqërise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Pogradec Sh.a – Miratuar sipas vendimit nr.7 dt. 31.10.2022 të Asamblesë së Përgjithshme.

c)      Strategji – Nuk ka

d)      Raport Vjetor – Nuk ka

e)      Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e SHRUKP dhe që prek publikun - Nuk ka


4. E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Koordinator për të drejtën e informimit

KLEA TOPA

Klea_topa@yahoo.com

Rruga e Gurasit, Pogradec

Shqipëri

Tel:  +355 83 604 141

Orari E hënë  - e enjte 08:00-16:30

 

E premte – 08:00- 14:00


5. Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP

ο        Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë) - Nuk ka

ο        Planet strategjike të punës - Nuk ka

ο        Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)-Nuk ka

ο        Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së SHRUKP-Nuk ka

 

 


6. Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP

ο        Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara

(buxheti  2026)

https://shuk.al/sites/default/files/2026-01/buxheti%202026%20%281%29_0.pdf

ο        Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset

(pasqyrat financiare)

ο        Donacione, sponsorizime - Nuk ka

ο        Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara - Nuk ka


7. Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

7.1 Regjisri I parashikimeve të prokurimit publik

7.2 Regjistri i realizimeve


8. Shërbimet që ofrohen nga AP

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec Sh.A. (SHRUKP) ofron një gamë të gjerë shërbimesh publike, që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm, menaxhimin e ujërave të ndotura, mirëmbajtjen e rrjeteve, dhe shërbimet mbështetëse për konsumatorët. Këto shërbime janë pjesë e detyrimeve ligjore dhe funksionale të saj, sipas VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, dhe Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për sektorin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura”.

Më poshtë janë të detajuara shërbimet që SHRUK Pogradec Sh.A. ofron për qytetarët dhe institucionet:


1. Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm

        Prodhimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm për konsumatorët familjarë, tregtarë dhe institucionalë në territorin e Bashkisë Pogradec dhe Bashkisë Prrenjas.

        Menaxhimi i stacioneve të pompimit, depozitave të ujit, linjave kryesore të furnizimit dhe rrjetit të shpërndarjes.

        Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujit, përmes Sektorit së Monitorimit të Ujit të Pijshëm (Laboratori), në përputhje me standardet e shëndetit publik.

        Reagim emergjent në rast defektesh apo ndërprerjesh të furnizimit, përmes ekipeve të mirëmbajtjes 24/7.


2. Shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit

        Kontrolli, inspektimi dhe riparimi i defekteve në rrjetin e ujësjellësit, për të siguruar furnizim të pandërprerë dhe presion optimal të ujit.

        Zëvendësimi i tubacioneve të amortizuara, valvulave, matësave dhe elementëve të tjerë teknikë.

        Zbatimi i masave parandaluese për uljen e humbjeve teknike dhe jo-teknike të ujit.


 

3. Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura

        Grumbullimi i ujërave të ndotura nga rrjeti urban dhe rural i kanalizimeve.

        Largimi dhe trajtimi i këtyre ujërave nëpërmjet impianteve të pastrimit në përputhje me standardet mjedisore kombëtare.

        Mirëmbajtja e impianteve të trajtimit, stacioneve të pompimit dhe linjave kryesore të kanalizimeve.

        Reagim për bllokime, prishje ose derdhje aksidentale, me ekipe të specializuara operacionale.


 4. Shërbimi i faturimit dhe arkëtimit

        Regjistrimi i konsumatorëve të rinj dhe lidhja e kontratave individuale.

        Leximi dhe mirëmbajtja e matësave të ujit, përmes Sektorit së Menaxhimit të Matësave.

        Përgatitja, shpërndarja dhe administrimi i faturave mujore për çdo konsumator.

        Ofrimi i kanaleve të ndryshme të pagesës (zyrat e arkëtimit, transfertë bankare, etj.).

        Administrimi i debitimeve dhe detyrimeve të prapambetura, përmes Sektorit së Menaxhimit të Debive.


5. Kujdesi ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun

        Informimi i konsumatorëve mbi ndërprerjet, riparimet, ndryshimet tarifore dhe oraret e punimeve.

        Pranimi i ankesave, kërkesave dhe sugjerimeve nga qytetarët në mënyrë fizike ose elektronike.

        Sektori i Shërbimit ndaj Klientit ofron asistencë për kontrata, aplikime të reja, ndryshime pronësie dhe çdo kërkesë tjetër administrative.

        Promovimi i transparencës përmes faqes zyrtare të internetit, njoftimeve publike dhe kanaleve të komunikimit social.


 

6. Shërbimet teknike dhe mbështetëse

        Rikonstruksion dhe rehabilitim i rrjeteve ekzistuese të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

        Supervizim teknik i punimeve për investimet publike në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve.

        Mirëmbajtje mekanike dhe elektrike e stacioneve të pompimit dhe impianteve përmes Njësisë së Mirëmbajtjs dhe shërbimeve.

        Kontroll periodik i parametrave teknikë për të siguruar eficiencë operative dhe qëndrueshmëri energjetike.


7. Shërbime për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

        Zbatimi i masave për mbrojtjen e burimeve ujore dhe reduktimin e ndotjes mjedisore.

        Edukim publik dhe fushata sensibilizuese për përdorim racional të ujit.

        Bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, AKUK dhe partnerë ndërkombëtarë për projektet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe eficiencës ujore.


8. Shërbime administrative dhe ligjore

        Mbajtja dhe administrimi i arkivës së dokumenteve institucionale;

        Ofrimi i informacionit publik sipas Ligjit Nr. 119/2014 për transparencën dhe të drejtën e informimit;

        Zbatimi i procedurave të prokurimeve publike në përputhje me ligjin;

Përfaqësimi ligjor i Shoqërisë në çështje gjyqësore apo administrative


9. Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP

Njoftimi dhe konsultimi publik 

Nuk ka

Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi

Nuk ka

Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve

Nuk ka

Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes

Nuk ka

Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP

Nuk ka

Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

 

Nuk ka


10. Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

  1. Lista e dokumentave që administrohen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellë Kanalizime Pogradec Sh.a dhe afatet e ruajtjes:

       Dokumenta me Rëndësi Historike kombëtare (RHK)

       Dokumenta për hartimin dhe zbatimin e buxhetit

       Dokumente që lidhen me tenderat, ankandet dhe investimet

       Dokumenta të Auditimit dhe Kontrollit të Brendshëm

       Dokumentat për Burimet njerëzore

       Dokumente që mbulojnë aspekte ligjore dhe korrespondencë institucionale

       Dokumente që mbulojnë funksionimin teknik të ujësjellësit dhe kanalizimeve:

       Dokumente që lidhen me menaxhimin e klientëve dhe faturimin

       Dokumenta të Sektorit Task-Forcë dhe Kontrollit në Terren

       Dokumente që lidhen me qarkullimin, ruajtjen dhe ekspertizën e dokumenteve

       Projekte, evidenca dhe informacione periodike ruhen me afate të përkohëshme 5-10 vjet.

  1. Forma e dokumentave dhe informacioneve (kopje fizike dhe elektronike)

Dokumentat në Shoqërinë Rajonale Ujësjellë Kanalizime Pogradec Sh.a ruhen fizikisht dhe elektronikisht


11. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar

  https://shuk.al/sites/default/files/2026-01/regjistri%20i%20ri%202026.docx


12. Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP

 


13. Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

Njoftime të ndryshme

Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil

Raporte

Publikime

Projekte

 

Recent Posts