Programi i transparences - Korçë
1. Hyrje
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Korçë është një shoqëri aksionare me kapital nga njësia vendore, e cila synon të jetë lider në ofrimin e shërbimeve ujësjellës – kanalizime në Shqipëri dhe rajon. Me një qasje moderne menaxhimi, ne fokusohemi në ofrimin e një shërbimi cilësor, efikas dhe të qëndrueshëm, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë të pastër dhe menaxhim të kujdesshëm të ujërave të përdorura sipas standardeve europiane.
Ne sigurojmë:
- Furnizim me ujë të pijshëm dhe higjenikisht të pastër, duke garantuar cilësi dhe siguri për komunitetin;
- Grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të përdorura, duke mbrojtur shëndetin publik dhe ekosistemin;
- Një bashkëpunim të hapur me konsumatorët tanë, duke promovuar transparencën, besimin dhe shkëmbimin e informacionit për të arritur objektivat e përbashkëta.
Në nëntor të vitit 2024, kompania jonë u vlerësua me çmimin e parë për kategorinë e kompanive të mesme në ceremoninë e Vlerësimit të OKB-së për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, mes 67 kompanive pjesëmarrëse. Gjithashtu, falë performancës së lartë dhe përkushtimit për inovacionin, jemi pjesë e programit të Bankës Botërore “Utility of the Future”.
Vizioni ynë
Të jemi lider në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Shqipëri dhe rajon.
Misioni ynë
· Të sigurojmë furnizimin me ujë të qëndrueshëm, në sasi të mjaftueshme dhe me cilësi të lartë, në përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi.
· Të ofrojmë shërbime cilësore për grumbullimin, trajtimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza, duke ruajtur shëndetin publik dhe mjedisin.
· Të krijojmë një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm për stafin tonë, që inkurajon komunikimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional.
· Të përmirësojmë performancën financiare të kompanisë për të siguruar vazhdimësinë dhe përballimin e sfidave investuese për rinovimin e kapitalit.
· Të mbajmë standardet më të larta të transparencës dhe komunikimit me klientët, duke ruajtur integritetin dhe vlerat thelbësore në të gjitha veprimet tona.
Objektivat tona:
· Shërbim cilësor dhe angazhim ndaj klientit
· Furnizim 24/7 me ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt
· Zhvillimi dhe siguria e fuqisë punëtore
· Ofrimi i shërbimit të kanalizimeve për të gjithë zonën e shërbimit
· Trajtimi i ujërave të ndotura sipas standardeve më të larta
· Përmirësimi i situatës financiare dhe qëndrueshmërisë
Vlerat tona:
- Cilësi – Garantojmë standarde të larta në çdo shërbim që ne ofrojmë;
- Integritet – Veprojmë me ndershmëri dhe transparencë;
- Siguri – Kujdesemi për shëndetin e konsumatorëve dhe stafit tonë;
- Përgjegjësi – Jemi të përkushtuar për një menaxhim të qëndrueshëm dhe ekologjik.
Reforma dhe Zhvillimi
Prej 1 nentorit 2022, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. funksionon në bazë të reformës së riorganizimit të shoqërive ujësjellës-kanalizime, duke bashkuar Ujësjellës Kanalizime Korçë, Devoll, Maliq, Pustec dhe Kolonjë.
Ky proces synon:
- Rritjen e efiçencës dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët;
- Reduktimin e detyrimeve të prapambetura për një menaxhim financiar më të shëndetshëm;
- Investime strategjike për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për komunitetin tonë.

2. Rreth autoritetit
- Themelimi dhe Organizimi
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. është një shoqëri aksionare e themeluar më 28.06.2022 dhe e regjistruar me Numrin Unik të Identifikimit Tatimor (NIPT) M24431001N.
Selia e shoqërisë: Rajoni 1, Blloku i Ri, Rr. “Boris Plumbi”, Nr. 20, 7002, Korçë.
UKRK SH.A. operon në bazë të:
- Ligjit Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregëtare” (me ndryshime)
- Statutit të shoqërisë
Objekti i Aktivitetit
UKRK SH.A. është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve për të gjithë konsumatorët.
Sistemi i Administrimit
UKRK SH.A. operon me një strukturë menaxhimi në dy nivele:
1. Asambleja e Përgjithshme
2. Këshilli Mbikëqyrës
· Shoqëria mban libra kontabël, publikon të dhënat financiare dhe raportet mbi ecurinë e veprimtarisë, duke respektuar ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare.
· Kontrolli financiar dhe rregullator kryhet nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) dhe Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime (AKUK).
Aksionarët:
Kapitali themeltar i UKRK SH.A. zotërohet nga:
|
Aksionari |
Pjesa e kapitalit |
|
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë |
51% |
|
Bashkia Korçë |
28.29% |
|
Bashkia Maliq |
8.67% |
|
Bashkia Devoll |
7.76% |
|
Bashkia Kolonjë |
3.64% |
|
Bashkia Pustec |
0.63% |
Struktura organizative:
Shoqëria është organizuar sipas VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, për riorganizimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve dhe është e ndarë në dy departamente kryesore:
1. Departamenti Tregtar
a) siguron mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave ligjore për të gjithë veprimtarinë ekonomike-financiare të shoqërisë;
b) siguron zbatimin e praktikave e të procedurave ligjore dhe nënligjore të cilat mbrojnë asetet e shoqërisë dhe administron burimet financiare të saj;
2. Departamenti Teknik
a) bën studimin dhe hartimin e projekteve të nevojshme për furnizimin me ujë të konsumatorëve të veçantë ose zonave të banuara;
b) bën përditësimin e rrjetit të furnizimit me ujë e të kanalizimeve të ujërave të ndotura;
c) është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kontrollin e rrjetit shpërndarës;
d) administron dhe mirëmban gjithë rrjetin e tubacioneve, kolektorët kryesorë, pusetat e shkarkimit të ujërave të ndotura dhe pajisjet që shërbejnë për largimin e ujërave të ndotura që vijnë kryesisht nga banesat (ujëra të ndotura dhe industriale);
e) është përgjegjës për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm sasior dhe cilësor në zonën e shërbimit sipas standardeve në fuqi dhe garantimin e një sistemi teknikisht të përshtatshëm për furnizimin me ujë që nga burimet deri tek konsumatori;
f) garanton largimin efikas të ujërave të ndotura me anë të një sistemi të përshtatshëm të rrjetit të kanalizimeve dhe trajtimin e tij në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura;
UKRK SH.A. mbetet e angazhuar për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet më të larta të menaxhimit të ujit dhe mbrojtjes së mjedisit.
3. Kuadri ligjor rregullator
a) Legjislacion ndërkombëtar – Nuk ka
b) Legjislacion kombëtar: Veprimtaria e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. rregullohet nga një kuadër ligjor gjithëpërfshirës që përfshin:
- Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar; Ligj Nr. 9901, datë_ 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar
- Kodi i Ujit; Kodi_i_Furnizimit_me_Uje_dhe_Kanalizimeve
3. Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
4. Ligji Nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura”;
Strategjia_Kombetare_sektoriale_e_sherbimeve_te_furnizimit_me__uje_dhe_kanalizime_2011_-_2017
5. VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve”;
6. VKM Nr. 1304, datë 11.12.2009, “Për miratimin e modelit të rregullores për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve sh.a.”; VKM_1304
7. Legjislacioni përkatës i Marrëveshjeve Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
c) Akte nënligjore:
1. Rregullore për Organizimin & Funksionimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. – Miratuar sipas vendimit Nr. 7, datë 26.09.2025 të Këshillit Mbikëqyrës.
d) Strategji
3. PLAN VEPRIMI I OBJEKTIVAVE STRATEGJIKE
Objektivat që do të realizohen gjatë planit pesëvjeçar të biznesit janë të detajuara me planet e veprimit dhe hapat që do të merren, si edhe rezultatet e pritshme.
Objektivi 1: Shërbimi dhe Angazhimi ndaj Klientit
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një shërbim të përgjegjshëm ndaj klientëve tanë, duke përfaqësuar interesat e tyre dhe duke ofruar zgjidhje në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Objektivat tona përfshijnë dhënien e aksesit të lehtë për klientët në shërbimet tona dhe ofrimin e komunikimit të hapur për një përvojë të shkëlqyer klienti.
Plani i Veprimit
1. Përmirësimi i Cilësisë së Shërbimit ndaj Klientit
· Hapi 1.1: Rinovimi dhe rikonstuksioni i Qendrave të Shërbimit ndaj klientit në 5 bashkitë ku ofrojmë shërbimin, i një qendre të shërbimit ndaj klientit që funksionon 24/7 për të adresuar ankesat dhe kërkesat e qytetarëve.
· Hapi 1.2: Trajnimi i stafit në teknikat e shërbimit ndaj klientit, komunikimin efektiv dhe menaxhimin e konflikteve.
2. Zhvillimi i Kanaleve të Komunikimit me Klientët
· Hapi 2.1: Përditësimi dhe mirëmbajtja e një faqe interneti dhe aplikacioni mobil të dedikuar për informimin dhe ndërveprimin me klientët.
· Hapi 2.2: Përmirësimi i linjave të drejtpërdrejta të komunikimit, siç janë chat live, email dhe numra telefoni për shërbimin ndaj klientit.
· Hapi 2.3: Organizimi i takimeve të rregullta me komunitetin për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.
3. Përdorimi i Teknologjive të Avancuara për Shërbimin ndaj Klientit
· Hapi 3.1: Implementimi i një sistemi të automatizuar për menaxhimin e ankesave dhe kërkesave,
· Hapi 3.2: Monitorimi i feedback-ut të klientëve në kohë reale përmes platformave sociale dhe mjeteve të tjera të feedback-ut digjital.
4. Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë
· Hapi 4.1: Publikimi i raporteve të rregullta mbi performancën e shërbimit ndaj klientit dhe masat e marra për përmirësim.
· Hapi 4.2: Publikimi i vazhdueshem i aktiviteteve të përditshme si edhe raporteve financiare dhe tenike.
Rezultati i Pritshëm
· T’i bëjmë klientët të kënaqur: Përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe rritja e niveleve të kënaqësisë së klientëve përmes trajnimeve të stafit dhe përdorimit të teknologjive të avancuara.
· Angazhim më i madh i tyre: Zhvillimi i kanaleve të reja dhe efektive të komunikimit, do të rrisë angazhimin e klientëve dhe ndërveprimin e tyre me shërbimet e ofruara.
· Transparencë dhe Përgjegjshmëri: Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj klientëve do të forcojë besimin dhe do të krijojë një kulturë të përgjegjshmërisë në shoqëri.
· Përmirësim i Vazhdueshëm: Monitorimi i vazhdueshëm dhe përdorimi i feedback-ut të klientëve, do të ndihmojë në identifikimin dhe adresimin e problemeve në kohë reale, duke siguruar një përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve.
Objektivi 2: Zhvillimi dhe Siguria e Fuqisë Punëtore
Adresimi i sfidave të fuqisë punëtore është thelbësore, pasi ne përballemi me rreziqe në infrastrukturën e fuqisë punëtore përsa i përket mbajtjes dhe sigurimit të mjaftueshëm të sigurisë për punonjësit. Këto objektiva kanë për qëllim të vlerësojnë punonjësit dhe mjedisin e tyre të punës, duke ofruar masa të përshtatshme sigurie dhe mundësi për t'u rritur brenda shoqërisë.
Plani i Veprimit për Përmirësimin e Performancës të Punonjësve
1. Zhvillimi i një Qasjeje të Standardizuar për Vlerësimin e Punonjësve
· Hapi 1.1: Identifikimi i qëllimeve dhe pritjeve për çdo rol brenda organizatës dhe dokumentimi i tyre në një format të qartë dhe të kuptueshëm.
· Hapi 1.2: Krijimi i një sistemi të vlerësimit që përfshin një qasje 360-gradë, duke përfshirë feedback nga kolegët, menaxherët dhe vetë-vlerësimet e punonjësve.
· Hapi 1.3: Organizimi i trajnimeve të rregullta për menaxherët dhe punonjësit për të siguruar që ata janë të aftë në përdorimin e sistemit të ri të vlerësimit.
· Hapi 1.4: Përcaktimi i nevojave për trajnim, bazuar në rezultatet e vlerësimeve dhe krijimi i planeve individuale të zhvillimit për punonjësit.
Shërbimi/Rezultati
· Riinvestimi në Zhvillimin dhe Përmirësimin e Performancës së Punonjësve:
o Aktiviteti 1: Krijimi i një fondi të dedikuar për trajnime dhe zhvillime profesionale, duke mbuluar kostot e kurseve, seminareve dhe certifikimeve.
o Aktiviteti 2: Organizimi i programeve të mentorimit, ku punonjësit me përvojë ndihmojnë kolegët më të rinj në zhvillimin e aftësive të tyre.
o Aktiviteti 3: Implementimi i një sistemi shpërblimi për punonjësit që tregojnë përmirësim të dukshëm dhe që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve organizative.
Përfitimet e Pritura
- Përmirësimi i performancës së përgjithshme të punonjësve dhe organizatës.
- Rritja e kënaqësisë dhe angazhimit të punonjësve.
- Reduktimi i rotacionit të punonjësve dhe ruajtja e talenteve brenda organizatës.
- Rritja e efektivitetit dhe efikasitetit të proceseve të brendshme të organizatës.
Objektivi 3: Performanca Organizative
Përmirësimi i shoqërisë është një synim i vazhdueshëm që ne përpiqemi ta arrijmë për të sjellë cilësinë më të mirë për klientët tanë dhe mjetet më të mira për punonjësit tanë, për të kryer funksionet e tyre të punës. Rishikimi i Shoqërisë dhe parashikimi i nevojave të së ardhmes janë përshkruar në këto objektiva për të përfituar sa më shumë për klientët dhe punonjësit tanë.
Plani i Veprimit për Parashikimin Financiar
1. Mbledhja dhe Analiza e të Dhënave Historike
· Hapi 1.1: Mbledhja e të dhënave financiare nga vitet e mëparshme duke përfshirë të ardhurat, shpenzimet, fitimet dhe humbjet.
· Hapi 1.2: Analizimi i trendeve historike për të identifikuar modelet dhe ndryshimet sezonale.
· Hapi 1.3: Përcaktimi i faktorëve kryesorë që kanë ndikuar në performancën financiare të kaluar.
2. Zhvillimi i të Parashikimeve Bazuara në Scenario
· Hapi 2.1: Krijimi i skenarëve të ndryshëm financiarë duke përfshirë skenarin më të mirë, skenarin më të keq dhe skenarin më të mundshëm.
· Hapi 2.2: Përdorimi i modeleve statistikore dhe mjeteve analitike për të projektuar rezultatet financiare për secilin skenar.
· Hapi 2.3: Përcaktimi i supozimeve kyçe për secilin skenar, duke përfshirë faktorët makroekonomikë, ndryshimet në treg dhe politikat e brendshme të kompanisë.
3. Integrimi i Parashikimeve me Planifikimin Strategjik
· Hapi 3.1: Harmonizimi i parashikimeve financiare me objektivat strategjike të organizatës.
· Hapi 3.2: Përcaktimi i burimeve të nevojshme për të arritur objektivat financiarë dhe identifikimi i boshllëqeve të mundshme.
· Hapi 3.3: Krijimi i një plani veprimi për të adresuar boshllëqet dhe për të maksimizuar mundësitë financiare.
4. Monitorimi dhe Rishikimi i Parashikimeve
· Hapi 4.1: Rishikimi dhe azhornimi i parashikimeve bazuar në të dhënat aktuale dhe ndryshimet në supozimet fillestare.
· Hapi 4.2: Përcaktimi i metrikave kyçe të performancës (KPIs) për të matur suksesin e parashikimeve financiare dhe për të bërë rregullime të nevojshme.
Rezultati i Pritshëm
- Parashikim më i saktë financiar: Përmirësimi i saktësisë së parashikimeve financiare duke përdorur të dhëna historike dhe analiza të detajuara.
- Vendimmarrje më e mirë: Përmirësimi i bazës për vendimmarrje strategjike dhe operacionale bazuar në parashikime të detajuara dhe të mirëstrukturuara.
- Optimizim i resurseve: Alokimi më efikas i resurseve për të arritur objektivat financiare dhe strategjike të organizatës.
- Fleksibilitet dhe adaptim: Rritja e fleksibilitetit të organizatës për t'u përshtatur me ndryshimet në treg dhe faktorët e jashtëm.
Objektivi 4: Furnizimi me ujë 24 orë, ofrimi i shërbimit me kanalizime për të gjithë zonën e shërbimit, si edhe trajtimi me impiante të trajtimit individual
Një sistem i përditësuar është i domosdoshëm që shoqëria të ofrojë shërbime cilësore për klientët. Përmirësimet e sistemit kërkojnë investime për të siguruar furnizim të pandërprerë dhe të sigurt me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, si dhe ofrimin e shërbimit me kanalizime për të gjithë zonën e shërbimit dhe trajtimin me impiante të trajtimit individual.
Plani i Veprimit
1. Përmirësimi i Infrastrukturës së Ujit dhe Kanalizimeve
- Hapi 1.1: Hartimi i një plani të detajuar për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
- Hapi 1.2: Identifikimi i zonave kritike që kërkojnë ndërhyrje urgjente për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
- Hapi 1.3: Implementimi i teknologjive të reja dhe materialeve të qëndrueshme për përmirësimin e rrjetit ekzistues.
2. Implementimi i Impianteve të Trajtimit Individual
- Hapi 2.1: Vlerësimi i nevojave të trajtimit të ujërave të ndotura në zona të ndryshme të shërbimit.
- Hapi 2.2: Projektimi dhe instalimi i impianteve të trajtimit individual për çdo zonë specifike.
- Hapi 2.3: Trajnimi i stafit dhe komunitetit për mirëmbajtjen dhe funksionimin e impianteve të reja.
3. Sigurimi i Furnizimit të Vazhdueshëm me Ujë
- Hapi 3.1: Monitorimi dhe menaxhimi i burimeve ujore për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me ujë.
- Hapi 3.2: Instalimi i sistemeve të rezervave dhe pompave të fuqishme për të siguruar furnizimin 24 orë në ditë.
- Hapi 3.3: Zbatimi i programeve për kursimin e ujit dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për përdorimin e përgjegjshëm të ujit.
4. Përmirësimi i Shërbimit dhe Mbështetjes për Klientët
- Hapi 4.1: Krijimi i një qendre të shërbimit ndaj klientit që funksionon 24/7 për të adresuar ankesat dhe kërkesat e qytetarëve.
- Hapi 4.2: Përdorimi i teknologjive digjitale për monitorimin dhe menaxhimin e shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve në kohë reale.
- Hapi 4.3: Ofrimi i programeve të edukimit për komunitetin mbi rëndësinë e mirëmbajtjes së sistemit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura.
Rezultati i Pritshëm
- Furnizim i pandërprerë me ujë: Sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me ujë 24 orë në ditë për të gjithë zonën e shërbimit.
- Shërbim i përmirësuar i kanalizimeve: Zgjerimi dhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve për të mbuluar të gjitha zonat e shërbimit, duke parandaluar ndotjen dhe problemet e tjera mjedisore.
- Trajtim efektiv i ujërave të ndotura: Instalimi i impianteve të trajtimit individual që sigurojnë një trajtim efektiv të ujërave të ndotura, duke përmirësuar cilësinë e jetës për komunitetin dhe duke mbrojtur mjedisin.
- Shërbim ndaj klientit të përmirësuar: Ofrimi i shërbimeve të shpejta dhe efektive për klientët, duke rritur kënaqësinë dhe besimin e tyre ndaj shërbimeve të ofruara.
MENAXHIMI I RISKUT
Shërbimet e ujit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë Sh.A. operojnë brenda Kornizës së Menaxhimit të Riskut të Ndërmarrjeve dhe aplikojnë një qasje të bazuar në rrezik për menaxhimin e biznesit. Kjo qasje ndihmon në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në operacionet dhe shërbimet e shoqërisë.
Fushat e Menaxhimit të Riskut
Shoqëria ka hartuar një regjistër të riskut ku përfshihen fusha të ndryshme të menaxhimit të riskut për të siguruar që të gjitha aspektet e operacioneve tona janë të mbrojtura dhe të menaxhuara në mënyrë efektive. Regjistri i riskut ndihmon në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në performancën dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë. Këtu janë disa nga fushat kryesore të menaxhimit të riskut që përfshihen në regjistrin tonë:
1. Menaxhimi i Riskut Operacional
- Identifikimi i Rreziqeve Operacionale: Identifikojmë rreziqet që lidhen me funksionimin e përditshëm të shërbimeve tona, duke përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
- Vlerësimi dhe Kontrolli: Vlerësojmë probabilitetin dhe ndikimin e këtyre rreziqeve dhe vendosim masa kontrolli për të minimizuar ndikimin e tyre.
2. Menaxhimi i Riskut Financiar
- Parashikimi Financiar: Përdorim modelet e parashikimit financiar për të identifikuar rreziqet që mund të ndikojnë në stabilitetin financiar të shoqërisë.
- Praktikat e Përgjegjshme Fiskale: Sigurojmë që buxhetet dhe tarifat janë të sinkronizuara dhe të përputhura me standardet e përgjegjësisë fiskale.
3. Menaxhimi i Riskut Teknologjik
- Përmirësimi i Infrastrukturës: Investojmë në përmirësimin e sistemit të infrastrukturës për të siguruar që furnizimi me ujë dhe shërbimet e kanalizimeve janë të besueshme.
- Sistemet e Menaxhimit të Ndërprerjeve: Integrimi i sistemeve SCADA për të monitoruar dhe menaxhuar sistemet në kohë reale.
4. Menaxhimi i Riskut të Sigurisë
- Siguria Fizike dhe Kibernetike: Vendosim masa për të mbrojtur rrjetin elektrik dhe informacionin nga kërcënimet fizike dhe kibernetike.
- Raportimi i Çështjeve të Sigurisë: Vendosim një proces për të raportuar dhe adresuar çështjet e sigurisë në mënyrë efikase.
5. Menaxhimi i Riskut të Mjedisit
- Trajtimi i Ujërave të Ndotura: Ndërtojmë dhe operojmë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura për të siguruar që cilësia e ujërave të trajtuara plotëson standardet mjedisore.
- Menaxhimi i Mbetjeve: Zbatojmë praktika të mira të menaxhimit të mbetjeve për të minimizuar ndikimin mjedisor.
6. Menaxhimi i Riskut të Fuqisë Punëtore
- Zhvillimi dhe Trajnimi i Punonjësve: Investojmë në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve për të siguruar që ata janë të përgatitur për të përmbushur detyrat e tyre.
- Siguria dhe Shëndeti në Vendin e Punës: Sigurojmë një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm për të minimizuar rreziqet për punonjësit tanë.
Regjistri i riskut përfshin strategji dhe masa specifike për të menaxhuar secilën nga këto fusha, duke siguruar që ne jemi të përgatitur për të përballuar dhe minimizuar ndikimet negative të rreziqeve në operacionet tona.
Regjistrat e rrezikut zhvillohen dhe mbahen për fushat e mëposhtme::
• Menaxhimi i Ujit të Pijshëm
• Menaxhimi i Ujit të Ricikluar
• Menaxhimi i kanalizimeve
• Menaxhimi i Aseteve
• Projekte individuale sipas nevojës.
Një listë e rreziqeve kryesore për biznesin është dhënë në tabelën e mëposhtme:
Tabela:Lista e Rreziqeve Kryesore për Biznesin
|
Fusha e Riskut |
Rreziku Kryesor |
Masat e Menaxhimit |
|
Menaxhimi i Ujit të Pijshëm |
Kontaminimi i burimeve të ujit |
Monitorimi dhe analizimi i cilësisë së ujit |
|
Dështimi i trajtimit të ujit |
Mirëmbajtja dhe përmirësimi i impianteve |
|
|
Mungesa e ujit të pijshëm |
Planifikimi i burimeve alternative |
|
|
Menaxhimi i Ujit të Ricikluar |
Kontaminimi i ujit të ricikluar |
Kontrolli i rregullt i cilësisë |
|
Mosrespektimi i standardeve të cilësisë |
Përmirësimi i proceseve të trajtimit |
|
|
Menaxhimi i Kanalizimeve |
Dështimi i sistemit të kanalizimeve |
Mirëmbajtja e rregullt e rrjetit |
|
Bllokimet dhe rrjedhjet |
Implementimi i teknologjive për monitorim |
|
|
Menaxhimi i Aseteve |
Degradimi i infrastrukturës |
Inventarizimi dhe vlerësimi periodik |
|
Humbja ose dëmtimi i aseteve |
Planifikimi i programeve të mirëmbajtjes |
|
|
Projekte Individuale |
Dështimi në realizimin e projekteve |
Planifikimi i detajuar dhe menaxhimi i projekteve |
|
Problemet me cilësinë e punës |
Monitorimi dhe raportimi i rregullt |
e) Raport vjetor
|
Tregues kryesor |
Njësia |
Realizim 2025 |
Program 2026 |
Parashikim 2027 |
Parashikim 2028 |
|
Ujë i prodhuar |
m³ |
7,800,000 |
8,220,000 |
8,200,000 |
8,200,000 |
|
Ujë i faturuar |
m³ |
5,231,000 |
5,505,000 |
5,600,000 |
5,600,000 |
|
NRW (humbjet) |
% |
33% |
33% |
32% |
32% |
|
Arkëtimet vjetore |
% |
99% |
100% |
100% |
100% |
|
Të ardhura operative |
lekë |
582,647,121 |
690,000,000 |
700,000,000 |
710,000,000 |
|
Shpenzime operative |
lekë |
373,545,599 |
495,257,000 |
500,000,000 |
505,000,000 |
|
Mbulimi i kostove operative |
lekë |
156% |
139% |
140% |
141% |
|
Nr. lidhje të formalizuara |
nr. |
56326 |
56550 |
56850 |
57000 |
|
Ankesat e mbyllura brenda afatit |
% |
99% |
99% |
99% |
99% |
g) Manuale/dokumente politikash, që kanë lidhje me funksionet e UKRK SH.A. dhe që prekin publikun – Nuk ka.
4. E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
a. KOORDINATOR PER TE DREJTEN E INFORMIMIT
ο Ina Broka
ο +355697218542
ο Adresa: Rajoni Nr. 1, Rruga “Boris Plumbi”, Nr. 20, Korçë, Shqipëri.
ο Orari: E Hënë – E Premte (08:00 – 16:00)
5. Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
ο Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë) - Nuk ka
ο Planet strategjike të punës - Nuk ka
ο Raporte monitorimi/auditimi (p.sh: KLSH)- Nuk ka
ο Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së UKRK SH.A – Nuk ka
6. Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
o Donacione, sponsorizime - Nuk ka
o Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara - Nuk ka
o PASQYRAT FINANCIARE
7. Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
o Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve) - Nuk ka
o Regjister parashikimi 2024
o Regjister parashikimi 2025
o Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme - Nuk ka
8. Shërbimet që ofrohen nga AP
a. Shërbimi dhe Angazhimi ndaj klientit
Ne ofrojmë një shërbim të shkëlqyer për klientët tanë duke iu përgjigjur në kohë dhe në mënyrë efektive nevojave dhe kërkesave të tyre. Komunikimi i hapur dhe transparent siguron që ata të jenë gjithmonë të informuar dhe të kënaqur me shërbimet tona. Në zyrat tona të Shërbimit ndaj Klientit, ne ofrojmë informacione mbi faturat dhe pagesat, përditësim të të dhënave të klientit, akt-marrëveshje, raportim të problemeve në furnizim si edhe defekte të tjera të shfaqura në sektorin ujësjellës – kanalizime, aplikim për pikë lidhje. Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm të ujit, zhvillojmë programe edukimi dhe përmirësojmë vazhdimisht proceset tona përmes menaxhimit të ankesave dhe zgjidhjes së tyre në kohë reale. Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave online, synojmë të rrisim angazhimin e komunitetit dhe të ndërtojmë marrëdhënie më të forta e të qëndrueshme me klientët tanë.
b. Furnizimi me ujë higjenikisht të pastër 24/24
Ne sigurojmë furnizim të pandërprerë me ujë të pastër dhe të sigurt për klientët tanë, 24 orë në ditë. Për këtë qëllim, kemi investuar në rrjete të përmirësuara furnizimi dhe në kapacitete të avancuara të prodhimit dhe magazinimit të ujit.
Monitorojmë dhe analizojmë vazhdimisht cilësinë e ujit për të garantuar që ai përmbush të gjitha standardet shëndetësore dhe mjedisore. Testimet laboratorike të rregullta dhe bashkëpunimi me autoritetet shëndetësore na ndihmojnë të sigurojmë që uji që ofrojmë është i sigurt për konsum, duke mbrojtur shëndetin publik dhe ndërtuar besimin tek klientët tanë.
c. Ofrimi i shërbimit me kanalizime për të gjithë zonën e shërbimit
Ne ofrojmë një sistem të qëndrueshëm dhe efikas kanalizimesh, duke analizuar dhe mirëmbajtur vazhdimisht rrjetin për të identifikuar dhe zgjidhur çdo problem. Kjo na mundëson të reagojmë shpejt ndaj situatave emergjente dhe të shmangim ndërprerjet e shërbimit për klientët tanë. Gjithashtu, zbatojmë praktikat më të mira të menaxhimit të mbetjeve për të minimizuar ndikimin mjedisor të operacioneve tona dhe për të siguruar kushte më të mira sanitare në zonën tonë të shërbimit.
9. Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
ο Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku) - https://www.facebook.com/share/p/17YBVjrFNJ/
https://www.facebook.com/share/v/1D3sdxmnoT/
ο Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi -Nuk ka
ο Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve – Janë marrë në konsideratë sugjerimet e ofruara nga qytetarët gjatë seancave dëgjimore.
ο Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes - Nuk ka
ο Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP- Nuk ka
ο Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike- Nuk ka
10. Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
- Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë
Normat-Tekniko-Profesionale-të-Republikës-së-Shqipërisë
- L I G JI Nr.9154, datë 6.11.2003 PËR ARKIVAT
- Ligj_Nr.9154_datë_6.11.2003_Per_arkivat
11. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar
12. Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
Udhëzim i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 1, datë 4.7.2025 - Për miratimin e metodologjisë “Për kriteret dhe procedurat për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore, për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, për vitin buxhetor 2025”. Bazuar në këtë urdhër, subvencionimi realizohet për afërsisht 2100 persona.
- Subvencionimi
13. Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
ο Njoftime të ndryshme
ο Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
ο Raporte
ο Publikime
ο Projekte