Skip to main content
Please wait...

Programi i transparences - Elbasan

Programi i Transparencës
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit / procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime mbi aktet ligjore / nënligjore, politikat publike dhe ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga AP
Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

1. Hyrje

Bazuar në nenin 7 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan Sh.A. (në vijim “Shoqëria”) si Autoritet Publik (në vijim “AP”), harton dhe publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) në përputhje me modelin e miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).

Ky program synon të garantojë ushtrimin efektiv të së drejtës për informim nga qytetarët dhe subjektet private që kërkojnë transparencë mbi veprimtarinë institucionale të Shoqërisë.
Në përputhje me parashikimet ligjore, Shoqëria publikon informacion që lidhet me funksionet, organizimin, buxhetin, aktivitetet, aktet dhe shërbimet e saj, si dhe çdo të dhënë tjetër që ndikon në interesin publik.

Shoqëria ka detyrimin të:

        Publikojë informacionin që gjeneron në ushtrimin e funksioneve të saj, sipas parimeve të transparencës proaktive;

        Rishikojë dhe përditësojë Programin e Transparencës në çdo rast kur ndodhin ndryshime në strukturën organizative, kuadrin ligjor rregullator, apo fushat e aktivitetit;

        Sigurojë që çdo informacion i publikuar të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë për t’u konsultuar, i kuptueshëmlehtësisht i aksesueshëm, dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale që disponon institucioni.

Përpara publikimit, çdo informacion vlerësohet nga autoriteti për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë kufizim ligjor për publikim, në përputhje me nenet përkatëse të ligjit “Për të drejtën e informimit” dhe ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe ato që kanë efekt të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, bëhen publike me afishim në ambientet e Shoqërisë dhe me postim në faqen zyrtare të internetitbrenda 48 orëve nga miratimi i aktit.

Në këtë Program Transparence, janë përcaktuar në mënyrë të detajuar:

        Kategoritë e informacionit të detyrueshëm për publikim pa kërkesë;

        Mënyra e publikimit dhe formatet përkatëse të aksesit publik (faqe zyrtare, njoftime, tabela informuese);

        Parashikimet ligjore që përcaktojnë detyrimin për publikim;

        Si dhe strukturat përgjegjëse për përditësimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të transparencës.

 

Në publikimin e informacionit, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan Sh.A. mban gjithmonë në vëmendje interesin e publikutnevojën për informim të drejtë dhe të barabartë, si dhe garanton një qasje të hapur, bashkëkohore dhe institucionale ndaj qytetarëve.


2. Rreth autoritetit

a) Struktura organizative / Organigrama dhe Struktura e Pagave

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a  Shoqëri Aksionare

Data e themelimit 19/09/2022

Aksionarët

Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë - Përqindja e pjesëmarrjes 51%

Bashkia Cerrik Përqindja e pjesëmarrjes 5.46 %

Bashkia Elbasan - Përqindja e pjesëmarrjes 28.52 %

Bashkia Gramsh - Përqindja e pjesëmarrjes 4,13 %

Bashkia Belsh  - Përqindja e pjesëmarrjes 4,42%

Bashkia Librazhd - Përqindja e pjesëmarrjes 3,13 %

Bashkia Peqin - Përqindja e pjesëmarrjes 3,34 %

Adresa : Zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri ELBASAN Lagjja "Brigada 17 Sulmuese", Rruga "Petraq Popa"; ish konvikti i Shhkolles " Onufri"; (kati I, II) ZK.8523, pasuria nr. 4/40.

Objekti i aktivitetit: a) Sherbimi i furnizimit me uje te pijshem i konsumatoreve dhe shitja e tij; b) Mirembajtja e sistemit/sistemeve te fumizimit me uje te pijshem; c) Prodhimi dhe/ose blerja e ujit per plotesimin e kerkeses se konsumatoreve; c) Sherbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit te ujerave te ndotura; d) Mirembajtja e sistemeve te ujerave te ndotura, si dhe te impianteve te pastrimit te tyre. Shoqeria duhet te realizoje cdo lloj operacioni financiar apo tregtar qe lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda kufijve te parashikuar nga legjislacioni ne fuqi. Shoqeria ushtron veprimtarine e saj ne perputhje me lejet, autorizimet, 2 liçencat sipas legjislacionit ne fuqi.

E-Mail: ukrajonielbasan@gmail.com  info@ukre.al

Misioni i Shoqërise së Ujësjellës – Kanalizimeve Rajoni Elbasan është:

·           Të rritë cilesinë e jetës së konsumatorëve në zonën e shërbimit duke siguruar një furnizim me ujë të qëndrueshëm dhe të sigurt, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe të sigurojë trajtimin dhe largimin e ujrave të perdorura në perputhje me standartet kombëtare të mbrojtjes së mjedisit.

·           Të bashkëpunojë në mënyrë gjithëpërfshirëse me partnerët e komunitetit lokal me qëllim planifikimin, zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e duhur të sistemit infrastukturor të furnizimit me ujë dhe kanalizime.

·           Të investojë në ngritjen dhe zhvillimin e stafit të shoqërise nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave bashkohore të menaxhimit të burimeve njerëzore, dhe në veçanti trajnimin dhe motivimin e vazhdueshëm te tij.

 

 

b) Struktura e pagave bazohet në:

        Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 325, datë 31.05.2023, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”;

        Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 326, datë 31.05.2023, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

       ●         VENDIM  Nr. 776, datë 19.12.2025  PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË  SHKALLË VENDI

 

Këto vendime përcaktojnë bazën ligjore dhe hierarkinë e shpërblimit për stafin drejtues, administrativ dhe teknik të shoqërisë.

b) Funksionet dhe detyrat e Shoqërisë

Objekti i veprimtarisë përfshin:

  1. Shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe shitjen e tij;
  2. Mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë;
  3. Prodhimin dhe/ose blerjen e ujit për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve;
  4. Shërbimin e grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura;
  5. Mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimeve dhe impianteve të pastrimit;
  6. Realizimin e çdo operacioni financiar apo tregtar që lidhet me objektin e saj brenda kufijve ligjorë;
  7. Ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me licencat dhe autorizimet përkatëse

c) CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë & anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat & detyrat e tyre

ADMINISTRATOR

z. Luan TABAKU

Z. Tabaku ka kryer studimet pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, dega Financë. Nga Shtatori 2022, z. Tabaku u emërua për të drejtuar Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Elbasan Sh.A.

 

luan.tabaku@ukre.al


3. Kuadri ligjor rregullator

a)      Legjislacion ndërkombëtar - Nuk ka

b)      Legjislacion kombëtar: Veprimtaria e Shoqërisë rregullohet nga një kuadër ligjor gjithëpërfshirës që përfshin:

1.      Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;

2.      Ligji Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”;

3.      Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

4.      Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

5.      Ligji Nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura”;

6.      VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve”;

7.      VKM Nr. 1304, datë 11.12.2009, “Për miratimin e modelit të rregullores për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve sh.a.”;

8.      VKM Nr. 325, datë 31.05.2023, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”;

9.      VKM Nr. 326, datë 31.05.2023, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

10.  Legjislacioni përkatës i Marrëveshjeve Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

 

Në zbatim të këtyre dispozitave, Shoqëria merr masa për:

        Zbatimin e rregullave të punës dhe etikës institucionale;

        Respektimin e rregullave higjieno-shëndetësore dhe të sigurisë teknike;

        Zbatimin e dispozitave të Kontratës Kolektive të Punës;

        Ruajtjen dhe mirëadministrimin e aseteve publike;

        Zbatimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar dhe menaxhimit të riskut institucional.

 e)      Strategji – Nuk ka

f)       Raport Vjetor – Nuk ka

g)      Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e SHRUKE dhe që prek publikun - Nuk ka


4. E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

a.      KOORDINATOR PER TE DREJTEN E INFORMIMIT

 

ο         Rexhina Sulovari

ο         sulovarirexhina@gmail.com

ο         +355697868504

ο         Adresa:   Lagjja "Brigada 17 Sulmuese", Rruga "Petraq Popa"; ish konvikti i Shhkolles " Onufri";

 

ο         Orari: E Hënë – E Premte  (08:00 – 16:00)


5. Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP

ο        Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë) - Nuk ka

ο        Planet strategjike të punës - Nuk ka

ο        Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)-Nuk ka

 

ο        Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së SHRUKE -Nuk ka


6. Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP

ο        Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara

ο        Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset

ο        Donacione, sponsorizime - Nuk ka

 

ο        Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara - Nuk ka


7. Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

ο        Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve) - Nuk ka

ο        Regjistri i parashikimeve të prokurimit public- Nuk ka

ο        Regjistri i realizimeve të prokurimit publik-Nuk ka

 

ο        Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme -Nuk ka


8. Shërbimet që ofrohen nga AP

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.


9. Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP

ο        Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku) - Nuk ka

ο        Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi -Nuk ka

ο        Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve -Nuk ka

ο        Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes-Nuk ka

ο        Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP- Nuk ka

 

ο        Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike-Nuk ka.


10. Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

  1. Lista e dokumentave që administrohen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellë Kanalizime Elbasan Sh.a dhe afatet e ruajtjes:

       Dokumenta me Rëndësi Historike kombëtare (RHK)

       Dokumenta për hartimin dhe zbatimin e buxhetit

       Dokumente që lidhen me tenderat, ankandet dhe investimet

       Dokumenta të Auditimit dhe Kontrollit të Brendshëm

       Dokumentat për Burimet njerëzore

       Dokumente që mbulojnë aspekte ligjore dhe korrespondencë institucionale

       Dokumente që mbulojnë funksionimin teknik të ujësjellësit dhe kanalizimeve:

       Dokumente që lidhen me menaxhimin e klientëve dhe faturimin

       Dokumenta të Sektorit Task-Forcë dhe Kontrollit në Terren

       Dokumente që lidhen me qarkullimin, ruajtjen dhe ekspertizën e dokumenteve

       Projekte, evidenca dhe informacione periodike ruhen me afate të përkohëshme 5-10 vjet.

  1. Forma e dokumentave dhe informacioneve (kopje fizike dhe elektronike)

 

Dokumentat në Shoqërinë Rajonale Ujësjellë Kanalizime Elbasan  Sh.a ruhen fizikisht dhe elektronikisht.


11. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar

ο        Nuk ka


12. Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP

Nuk ka


13. Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

ο        Njoftime të ndryshme

ο        Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil

ο        Raporte

ο        Publikime

ο        Projekte

Recent Posts