Skip to main content
Please wait...

Tarifat e ujesjellesit te miratuara nga ERRU- Durres

        Tarifat

Për prodhimin e ujit të pijshëm, transmetimin dhe furnizimin me ujë të konsumatorëve, largimin e ujrave të ndotura apo edhe trajtimin e tyre, janë të angazhuar punonjësit e shoqërisë sonë, të cilët vlerësohen nëpërmjet kostos së punës. Këto procese në përditshmërinë e tyre, shoqërohen me  konsum të energjisë elektrike, materialeve e kimikateve të ndryshme. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, për të zhvilluar aktivitetin e saj ka detyrime kundrejt shtetit për tatime e taksa.

Ofrimi i shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe trajtimi i ujrave të ndotura në vazhdimësi, kërkon mirëmbajtje të sistemeve ekzistuese dhe investime të reja për cilësi më të mirë dhe standarde më të larta shërbimi. Të gjithë këta elementë të marrë së bashku, pasqyrojnë atë që quhet kosto e shërbimeve. Këto kosto duhet të rikuperohen nëpërmjet të ardhurave që vijnë nga faturimi i ujit të pijshëm, ujrave të ndotura (kanalizimeve) dhe ITUN, me tarifat përkatëse.

Kompetencën e miratimit të tarifave të ujit për konsum publik, e ka Enti Rregullator i Ujit.

Tarifat aktuale për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizime, për Sh.a. Ujësjellës Kanalizime Durres:

 

                         Zona    Kategoria e klientëve    Shërbimi FUP Lek/m3   Shërbimi KUN Lek/m3  Tarifë Fikse       Shërbimi
     Zona A  NJO Durrës dhe     Shijak    Klientë Familjarë  70  50  200 
  Klientë Publik 140  70  300 
  Klientë Privat  140  70  300 

 

 

 

 

 

Tarifat e vendosura 2024-2026
                         Zona    Kategoria e klientëve    Shërbimi FUP Lek/m3   Shërbimi KUN Lek/m3  Tarifë Fikse     Shërbimi
    Zona B     Njesia Kavajë   Klientë Familjarë  50  30  200 
  Klientë Publik 140  50  300 
  Klientë Privat  140  50  300 

 

 

 

 

Tarifat e vendosura 2024-2026 
                           Zona    Kategoria e klientëve    Shërbimi FUP Lek/m3   Shërbimi KUN Lek/m3  Tarifë Fikse   Shërbimi
     Zona C      Njesia Krujë   Klientë Familjarë  48  10  200 
  Klientë Publik 96  20  300 
  Klientë Privat  100  20  300 

 

 

 

 

Tarifat e vendosura 2024-2026 
                               Zona    Kategoria e klientëve    Shërbimi FUP Lek/m3  Shërbimi KUN Lek/m3  Tarifë Fikse   Shërbimi
     Zona C    Njesia Rrogozhinë   Klientë Familjarë  48  10  200 
  Klientë Publik 96  20  300 
  Klientë Privat  100  20  300 

 

 

Recent Posts