Skip to main content
Please wait...

Programi i transparences - Berat

Programi i Transparencës
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit / procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime mbi aktet ligjore / nënligjore, politikat publike dhe ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga AP
Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

1. Hyrje

Bazuar në nenin 7 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat Sh.A. (në vijim “Shoqëria”) si Autoritet Publik (në vijim “AP”), harton dhe publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) në përputhje me modelin e miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).

 

Ky program synon të garantojë ushtrimin efektiv të së drejtës për informim nga qytetarët dhe subjektet private që kërkojnë transparencë mbi veprimtarinë institucionale të Shoqërisë.
Në përputhje me parashikimet ligjore, Shoqëria publikon informacion që lidhet me funksionet, organizimin, buxhetin, aktivitetet, aktet dhe shërbimet e saj, si dhe çdo të dhënë tjetër që ndikon në interesin publik.

 

Shoqëria ka detyrimin të:

        Publikojë informacionin që gjeneron në ushtrimin e funksioneve të saj, sipas parimeve të transparencës proaktive;

        Rishikojë dhe përditësojë Programin e Transparencës në çdo rast kur ndodhin ndryshime në strukturën organizative, kuadrin ligjor rregullator, apo fushat e aktivitetit;

        Sigurojë që çdo informacion i publikuar të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë për t’u konsultuar, i kuptueshëmlehtësisht i aksesueshëm, dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale që disponon institucioni.

 

Përpara publikimit, çdo informacion vlerësohet nga autoriteti për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë kufizim ligjor për publikim, në përputhje me nenet përkatëse të ligjit “Për të drejtën e informimit” dhe ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

 

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe ato që kanë efekt të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, bëhen publike me afishim në ambientet e Shoqërisë dhe me postim në faqen zyrtare të internetitbrenda 48 orëve nga miratimi i aktit.

 

 

 

Në këtë Program Transparence, janë përcaktuar në mënyrë të detajuar:

        Kategoritë e informacionit të detyrueshëm për publikim pa kërkesë;

        Mënyra e publikimit dhe formatet përkatëse të aksesit publik (faqe zyrtare, njoftime, tabela informuese);

        Parashikimet ligjore që përcaktojnë detyrimin për publikim;

        Si dhe strukturat përgjegjëse për përditësimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të transparencës.

Në publikimin e informacionit, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat Sh.A. mban gjithmonë në vëmendje interesin e publikutnevojën për informim të drejtë dhe të barabartë, si dhe garanton një qasje të hapur, bashkëkohore dhe institucionale ndaj qytetarëve

2. Rreth autoritetit

a) Struktura organizative / Organigrama dhe Struktura e Pagave

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat Sh.A. është themeluar më 10.10.2022, në zbatim të Marrëveshjes për Krijimin e Shoqërisë Rajonale, datë 28.09.2022, ndërmjet Bashkisë Berat, ,Bashkisë Kuçovë,Bashkisë Poliçan,Bashkisë Skrapar,Bashkisë Dimal dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Themelimi bazohet në VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, si dhe në Ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Shoqëria është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NIPT M23511002O               dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar. Ajo identifikohet me stemën dhe vulën e vet zyrtare dhe vepron si një subjekt publik me mision për të garantuar furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe cilësor me ujë të pijshëm për popullsinë e zonës së mbuluar.


Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat Sh.A. është një shoqëri aksionare me kapital shtetëror dhe bashkiak, që ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin shqiptar në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve

Kapitali themeltar i shoqërisë është 10,000,000 lekë, i ndarë në 100,000 aksione me vlerë nominale 100 lekë secili. Aksionet zotërohen nga:

        Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) – 51% të kapitalit;

        Bashkia Berat – 23.01 % të kapitalit;

        Bashkia Kuçovë    12.32 % të kapitalit.

        Bashkia Poliçan   3.58 % të kapitalit.

        Bashkia Skrapar 4.70 % të kapitalit.

        Bashkia Dimal 5.39 % kapitalit.

 Shoqëria ushtron veprimtarinë e saj në territorin administrativ të këtyre bashkive, duke garantuar shërbimin publik të furnizimit me ujë të pijshëm dhe menaxhimin e ujërave të ndotura.

Organet e Shoqërisë janë:

  1. Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve – organi më i lartë vendimmarrës, i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (AKUM), Bashkisë Berat Bashkisë Kuçovë, ,Bashkisë Skrapar,Bashkisë Poliçan,Bashkise Dimal sipas përqindjeve të aksioneve.

 

  1. Këshilli Mbikëqyrës – organi që ushtron funksione kontrolli dhe mbikëqyrjeje mbi veprimtarinë e Shoqërisë, përfshirë miratimin e planeve të biznesit dhe monitorimin e performancës institucionale.

 

Administratori – përfaqësuesi ligjor dhe drejtuesi ekzekutiv i Shoqërisë, përgjegjës për administrimin e përditshëm dhe zbatimin e politikave të miratuara nga organet e mësipërme

berat

Shoqëria funksionon me drejtoritë kryesore:

        Drejtoria Tregtare

        Drejtoria Teknike

Struktura e pagave bazohet në:

        Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 325, datë 31.05.2023, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”;

        Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 326, datë 31.05.2023, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

        VKM NR 113 datë 01.03.2023 ‘’Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vëndi’

Këto vendime përcaktojnë bazën ligjore dhe hierarkinë e shpërblimit për stafin drejtues, administrativ dhe teknik të shoqërisë.

b) Funksionet dhe detyrat e Shoqërisë

Shoqëria ushtron aktivitetin e saj në territorin administrativ të Bashkisë Berat dhe Bashkisë Kucove,Dimal,Poliçan,Skrapar , sipas ndarjes administrative të përcaktuar në Ligjin Nr. 115/2014, “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Objekti i veprimtarisë përfshin:

  1. Shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe shitjen e tij;
  2. Mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë;
  3. Prodhimin dhe/ose blerjen e ujit për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve;
  4. Shërbimin e grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura;
  5. Mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimeve dhe impianteve të pastrimit;
  6. Realizimin e çdo operacioni financiar apo tregtar që lidhet me objektin e saj brenda kufijve ligjorë;
  7. Ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me licencat dhe autorizimet përkatëse

c) CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë & anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat & detyrat e tyre

 

d) Procedurat e vendimmarrjes së funksionarëve të lartë

Aktualisht, në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat Sh.A., nuk janë përcaktuar procedura të veçanta të brendshme për vendimmarrjen e funksionarëve të lartë, përveç atyre të parashikuara në Statutin e Shoqërisë dhe Ligjin Nr. 9901/2008, të cilat zbatohen sipas hierarkisë organizative dhe kompetencave të përcaktuara nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Mbikëqyrës.

e) Procedurat dhe mekanizmat për kërkesa dhe ankesa

Shoqëria  ka te publikuar në stendat e njoftimit  prane ambinetev të shoqërisë si dhe në faqen zyrtare, infomacionin  për procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim, për depozitimin e kërkesave, ankesave. Në përputhje me Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Shoqëria ka publikuar

ο        Informacion  për procedurqne që ndiqet për informim dhe aftet e përgjigjeve

ο        Rregjistri I kërkesave dhe ankesave

ο        Modeli I kërkesës për informimi

ο        Modelet e dokumentave mbi llojin e informacionit

ο        Përcaktimin e afateve të përgjigjeve,

Publikimin e adresës postare dhe elektronike për kontakt publik

3. Kuadri ligjor rregullator

  1. a)      Legjislacion ndërkombëtar - Nuk ka

    b)      Legjislacion kombëtar: Veprimtaria e Shoqërisë rregullohet nga një kuadër ligjor gjithëpërfshirës që përfshin:

    1.      Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar;

    2.      Ligji Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”;

    3.      Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

    4.      Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

    5.      Ligji Nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura”;

    6.      VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve”;

    7.      VKM NR 113 datë 01.03.2023 ‘’Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vëndi’

    8.      VKM Nr. 1304, datë 11.12.2009, “Për miratimin e modelit të rregullores për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve sh.a.”;

    9.      VKM Nr. 325, datë 31.05.2023, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”;

    10.  VKM Nr. 326, datë 31.05.2023, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

    11.  Legjislacioni përkatës i Marrëveshjeve Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

     

    Në zbatim të këtyre dispozitave, Shoqëria merr masa për:

            Zbatimin e rregullave të punës dhe etikës institucionale;

            Respektimin e rregullave higjieno-shëndetësore dhe të sigurisë teknike;

            Zbatimin e dispozitave të Kontratës Kolektive të Punës;

            Ruajtjen dhe mirëadministrimin e aseteve publike;

            Zbatimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar dhe menaxhimit të riskut institucional.

    c)      Akte nënligjore:

    1.      Rregullore për Organizimin & Funksionimin e Shoqërise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Berat Sh.a – Miratuar sipas vendimit Nr.2 dt.29.02.2024 të Këshillit Mbikqyrës.

    2.      Kodi i etikës – Miratuar sipas vendimit Nr.223 dt.29.02.2024 të Këshillit Mbikqyrës.

    d)     Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit:

    1.      Rregullore për Organizimin & Funksionimin e Shoqërise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Berat Sh.a – Miratuar sipas vendimit Nr.7 dt.31.03.2023 të Këshillit Mbikqyrës.

    e)      Strategji – Nuk ka

    f)       Raport Vjetor – Nuk ka

     

    g)      Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e SHRUKB dhe që prek publikun - Nuk ka

4. E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

  • a.      KOORDINATOR PER TE DREJTEN E INFORMIMIT

     

    §                  Besmira Kushova        besakushova@gmail.com            0675898808

    §                 Andiol Toska               itukbk@gmail.com                 0683333337

    Adresa:   Lagjia  nr.1 ,Objekti nr.7, rruga Antipatrea, Berat 

     

    Orari: E Hënë – E Premte  (08:00 – 16:00)

5. Mekanizmat kontrollues dhe monitorues

Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë) - Nuk ka

ο        Planet strategjike të punës - Nuk ka

ο        Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)-Nuk ka (nes eknei nga bashkia berat auditi)

ο        Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së SHRUKL -Nuk ka

6. Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare

ο        Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara

ο        Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset

ο        Donacione, sponsorizime - Nuk ka

ο        Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara - Nuk ka

7. Procedurat e prokurimit

Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve) -

ο        Regjistri i parashikimeve të prokurimit public-

ο        Regjistri i realizimeve të prokurimit publik-

ο        Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme -Nuk ka

8. Shërbimet që ofrohen nga AP

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat Sh.A. (SHRUKB) ofron një gamë të gjerë shërbimesh publike, që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëmmenaxhimin e ujërave të ndoturamirëmbajtjen e rrjeteve, dhe shërbimet mbështetëse për konsumatorët. Këto shërbime janë pjesë e detyrimeve ligjore dhe funksionale të saj, sipas VKM Nr. 302, datë 11.05.2022, dhe Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për sektorin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura”.

Më poshtë janë të detajuara shërbimet që SHRUK Berat Sh.A. ofron për qytetarët dhe institucionet:

1. Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm

        Prodhimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm për konsumatorët familjarë, tregtarë dhe institucionalë në territorin e Bashkisë Berat,Dimal,Kucove,Polican Skrapar.

        Menaxhimi i stacioneve të pompimitdepozitave të ujitlinjave kryesore të furnizimit dhe rrjetit të shpërndarjes.

        Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujit, përmes Njësisë së Monitorimit të Ujit të Pijshëm (Laboratori), në përputhje me standardet e shëndetit publik.

        Reagim emergjent në rast defektesh apo ndërprerjesh të furnizimit, përmes ekipeve të mirëmbajtjes 24/7.


2. Shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit

        Kontrolli, inspektimi dhe riparimi i defekteve në rrjetin e ujësjellësit, për të siguruar furnizim të pandërprerë dhe presion optimal të ujit.

        Zëvendësimi i tubacioneve të amortizuara, valvulave, matësave dhe elementëve të tjerë teknikë.

        Zbatimi i masave parandaluese për uljen e humbjeve teknike dhe jo-teknike të ujit.


 

 

3. Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura

        Grumbullimi i ujërave të ndotura nga rrjeti urban dhe rural i kanalizimeve.

        Largimi dhe trajtimi i këtyre ujërave nëpërmjet impianteve të pastrimit në përputhje me standardet mjedisore kombëtare.

        Mirëmbajtja e impianteve të trajtimit, stacioneve të pompimit dhe linjave kryesore të kanalizimeve.

        Reagim për bllokime, prishje ose derdhje aksidentale, me ekipe të specializuara operacionale.


 4. Shërbimi i faturimit dhe arkëtimit

        Regjistrimi i konsumatorëve të rinj dhe lidhja e kontratave individuale.

        Leximi dhe mirëmbajtja e matësave të ujit, përmes Njësisë së Menaxhimit të Matësave.

        Përgatitja, shpërndarja dhe administrimi i faturave mujore për çdo konsumator.

        Ofrimi i kanaleve të ndryshme të pagesës (zyrat e arkëtimit, transfertë bankare, platforma POS etj.).

        Administrimi i debitimeve dhe detyrimeve të prapambetura, përmes Njësisë së Menaxhimit të Debive.


5. Kujdesi ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun

        Informimi i konsumatorëve mbi ndërprerjet, riparimet, ndryshimet tarifore dhe oraret e punimeve.

        Pranimi i ankesave, kërkesave dhe sugjerimeve nga qytetarët në mënyrë fizike ose elektronike.

        Njësia e Shërbimit ndaj Klientit ofron asistencë për kontrata, aplikime të reja, ndryshime pronësie dhe çdo kërkesë tjetër administrative.

        Promovimi i transparencës përmes faqes zyrtare të internetitnjoftimeve publike dhe kanaleve të komunikimit social.


 

 

 

6. Shërbimet teknike dhe mbështetëse

        Rikonstruksion dhe rehabilitim i rrjeteve ekzistuese të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

        Supervizim teknik i punimeve për investimet publike në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve.

        Mirëmbajtje mekanike dhe elektrike e stacioneve të pompimit dhe impianteve përmes Njësisë së Mirëmbajtjes Elektro-Mekanike.

        Kontroll periodik i parametrave teknikë për të siguruar eficiencë operative dhe qëndrueshmëri energjetike.


7. Shërbime për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

        Zbatimi i masave për mbrojtjen e burimeve ujore dhe reduktimin e ndotjes mjedisore.

        Edukim publik dhe fushata sensibilizuese për përdorim racional të ujit.

        Bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-KanalizimeveAKUK dhe partnerë ndërkombëtarë për projektet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe eficiencës ujore.


8. Shërbime administrative dhe ligjore

        Mbajtja dhe administrimi i arkivës së dokumenteve institucionale;

        Ofrimi i informacionit publik sipas Ligjit Nr. 119/2014 për transparencën dhe të drejtën e informimit;

        Zbatimi i procedurave të prokurimeve publike në përputhje me ligjin;

        Përfaqësimi ligjor i Shoqërisë në çështje gjyqësore apo administrative.

 

9. Procedurat / mekanizmat për dhënien e mendimeve

ο        Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku) - Nuk ka

ο        Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi -Nuk ka

ο        Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve -Nuk ka

ο        Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes-Nuk ka

ο        Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP- Nuk ka

ο        Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike-Nuk ka

10. Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit

  1. Lista e dokumentave që administrohen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellë Kanalizime Berat Sh.a dhe afatet e ruajtjes:

       Dokumenta me Rëndësi Historike kombëtare (RHK)

       Dokumenta për hartimin dhe zbatimin e buxhetit

       Dokumente që lidhen me tenderat, ankandet dhe investimet

       Dokumenta të Auditimit dhe Kontrollit të Brendshëm

       Dokumentat për Burimet njerëzore

       Dokumente që mbulojnë aspekte ligjore dhe korrespondencë institucionale

       Dokumente që mbulojnë funksionimin teknik të ujësjellësit dhe kanalizimeve:

       Dokumente që lidhen me menaxhimin e klientëve dhe faturimin

       Dokumenta të Sektorit Task-Forcë dhe Kontrollit në Terren

       Dokumente që lidhen me qarkullimin, ruajtjen dhe ekspertizën e dokumenteve

       Projekte, evidenca dhe informacione periodike ruhen me afate të përkohëshme 5-10 vjet.

  1. Forma e dokumentave dhe informacioneve (kopje fizike dhe elektronike)

Dokumentat në Shoqërinë Rajonale Ujësjellë Kanalizime Berat Sh.a ruhen fizikisht dhe elektronikisht.

11. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Miratuar sipas modelit te regjistrit nga komisioneri.

      SHOQËRIA RAJONALE UJËSJELLËS KANALIZIME BERAT SH.A

  Lidhja nr.1

RREGJISTRI I KËRKESAVE DHE I PËRGJIGJEVE

 

Nr.

rendor1

Data e

kërkesës2

             Objekti I kërkesës3

Data e

 përgjigjes4

Përgjigje5

Menyra e përfundimit të kërkesës6

Tarifa7

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1numri rendor I kërkesave të rregjistruara në Rregjistri e Kërkesave dhe Përgjigjeve

2Data e rregjistrimit të kërkesës

3Përmbledhja e objektit të kërkesës duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore

4Data e kthimit të përgjigjes

5Përmbajtja e përgjigjes duke anonimizuar sipas parashikimeve ligjore

6Përgjigja jepet e plote/ekufizuar/erefuzuar/e deleguar

7Kosto monetare e riprodhimit te informacionit të këkruar sipas tarifave të publikuara nga autorieti publike

 

12. Ndihma shoqërore / subvencione

Nuk ka.

13. Dokumente të shpeshta

Recent Posts