Skip to main content
Please wait...

projekte-me-financim-nga-buxheti-i-shtetit-lajmi-1 Durres

Rikonstruksioni i Impiantit të Pastrimit të ujit në rezervuarin e Manskurisë

Arrow Icon

Impianti i trajtimit të ujit Manskuri është projektuar për të trajtuar ujin e rezervuarit të Manskurisë me prurje maksimale 120 l/sek. Kuota e furnizimit me ujë nga vepra e marrjes së liqenit të Manskurisë është 11.7m mbi nivelin e detit. Me fonde nga buxheti i shtetit gjatë muajit Mars 2026 u përfundua dhe rikonstruksioni i digës Masnkuri (Investim i AKUK), prej nga ku do dërgohet uji në impiantin e pastrimit.

Nga ky burim pritet të furnizohet me ujë zonat turistike përgjatë vijës bredetare të Kavajës me kërkesa për ujë të cilat nuk mund të mbulohen vetëm nga Burimi i Çermës. Vënia në punë e impiantit para sezonit veror do evitojë problematikat e furnizimit me ujë të zonave turistike si Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Qerreti dhe Golemi.

Recent Posts